Një panoramë e zymtë në bregdetin jugor të vendit, teksa ngjarja e ndodhur dje në Himarë ka shkaktuar një shok dhe irritim të qytetarëve. Gazetari Osman Stafa ka qenë sot në bregdetin e Palasës, ku ka folur me disa pushues.

Si qindra mijëra shqiptarë dhe ata janë shprehur të indinjuar për vdekjen e vogëlushes 7-vjeçares në Potam teksa flasin për mungesë rojesh në bregdet dhe ndotje të ujit nga karburanti i mjeteve lundruese.

Pushues nga Anglia: Tragjike për familjen. Sa erdha këtu më ra në sy nuk kanë qenë këto skafet këtu, është pyetja e parë që duhet të bëhet. Pse skafet këtu. Ai është aty vjen këtu. Është tragjike ajo që ka ndodhur. Ishin më afër akoma, sot u larguan pak.

Duhet të ishte roja bregdetare, nuk kam parë gjëkundi, as në Radhimë, as në Vlorë. Kam ardhur me familjen. Jetoj prej 21-21 vitesh në Angli.
Nëse do kishe ndodhur kjo gjë në Angli do ishin bërë protesta shumë të fuqishme. Është një jetë njeriu, tragjedi ndodhin në çdo vend, po këto janë tragjedi të shkaktuara nga njeriu. U vra sepse e vrau personi tjetër që ishte me skaf. Ka shkatërruar një jetë njeriu, një familje.

Pushues familjar: Problem është dhe ndotja mjedisore, të ngjitët benzoli në trup. E gjithë vija bregdetare. Vijnë nga skafet. nuk duhet të qëndrojnë sepse nisen nga një mol që është shumë afër pushuesve. I rrezikon pushuesit se janë shumë afër. Nuk mund të quhet plazh elitar. Të merren masa, sa më larg.

Skandaloze, fatkeqësi për familjen e saj. Niset njeriu për të pushuar dhe ndodhin tragjedi të tilla. Nuk duhet të ndodhin, duhet ligj, masa të rrepta. Të zbatohet ligji me korrektësi, jo të bëjnë tolerime. Ndodhi ajo, mund të ndodhë prapë, është problem akut. Neglizhencë e zbatimit të ligjit, këtu nuk flitet për hobi, apo për relaks, është jetë njerëzish. Me tjetër mendim erdhi ai nga fundi i botës dhe shiko çfarë e gjeti.

Për shtetasit shqiptarë nuk është ndonjë turizëm me këto çmime. Shqiptarët nuk mund t’i përballojnë dot këto çmime. Duhet të vërë dorë shteti sepse abuzimet janë të mëdha nga individët. Një farë kufiri te çmimi. Duhet të ketë një farë tavani dhe dyshemeje, brenda limiteve të fitimit të pronarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb