Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve që ka ngritur ditën e djeshme në këmbë kryeqytetin.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se studentët do të dalin sot sërish në shesh, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që t’i bashkohen protestës dhe ta mbështesin atë sa më fuqishëm të jetë e mundur.
“Protesta e djeshme ishte dëshmi e kërkesave të vazhdueshme të një brezi. dhunës sistematike të një sistemi. Në protestën e sotme do të jenë më shumë në numër dhe më qëndrestar në rezistencë. Prindër mbështesni fëmijët tuaj, profesorë mbështesni studentët tuaj. Leksionet e demokracisë nuk mund të merren askund më mirë se në atë shesh”, ka deklaruar ajo.
