Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë sot një deklaratë befasuese ku pohoi se grupi i Rithemelimit i kërkon atij që të firmos për të paguar dritat e selisë.

I ftuar në “Open” në “News24” Bardhi tha se nuk paguajnë dot as dritat dhe ujin dhe administratën, pasi nuk i njeh asnjë institucion.

“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD.

Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica.”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: