PRISHTINE- Entuziami dhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, për ndeshjet të cilat po zhvillon kombëtarja e Kosovës në futboll, sipas publicisitit Nexhmend Spahiu, janë shprehje e patriotizmit dhe dashurisë për vendin e tyre.

Në një prononcim për ‘Telegrafin’, ai ka thënë se referimi si ‘përfaqësuesja e Kosovës’ është term pezhorativ, sepse përfaqësueset kanë territore të cilat nuk janë shtete, duke shtuar se nuk e pranon në asnjë mënyrë këtë term.

“Unë normalisht jam për kombëtaren e Kosovës në futboll, dhe do të gëzohesha shumë nëse do të kishim ndonjë rezultat të mirë nga ndeshja me Kroacinë, edhe pse është tepër e vështirë. Kroacia ka një ekip shumë kualitativ dhe kjo e bën të vështirë që ta shënojmë ndonjë rezultat pozitiv”, ka shtuar Spahiu.

Sipas tij, një pjesë e mediave në Kosovë fatkeqësisht kur shkruajnë duke e cilësuar përfaqësuesja e Kosovës, duke shtuar se “kështu thotë edhe Serbia dhe mediat atje”.

Sonte në 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër zhvillohet ndeshja e futbolli mes Kosovës dhe Kroacisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb