TIRANE- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho bëri sot publik shqetësimin e dhjetëra mijë familjarëve që ishin ankuar për mbifaturim, për fatura aforfe, për ndëshkime të padrejta, që sipas tij nuk kanë marrë ende një përgjigje.

“Edi Rama refuzoi t’i dëgjonte. Pjesa më e madhe u detyrua të merrte borxhe, u nënshtrua me dhunë të pranonte e të njihte këto fatura të padrejta, sepse qeveria nuk la alternativë tjetër veç burgut. Ne nuk do të bëjmë sehir, nuk do presim derisa Edi Rama të kujtohet, pasi i ka bërë zullumet. Do ta kërkojmë me vendosmëri të drejtën, bashkë me shqiptarët, masivisht e të bashkuar, edhe më shumë se me 22 nëntor. Që me ardhjen në pushtet, Edi Rama ka krijuar një arkivë të pasur e të plotë me skandale në fushën e energjisë, me abuzime dhe me vendime kundër interesit të qytetarëve, dhe për përfitime personale. Lajmërimi që bëri për pezullimin e 54 mijë faturave abuzive, nuk ishte gjë tjetër vecse pranimi i vendimit të ERE-s. Por kjo nuk fsheh dot një seri shkeljesh dhe gjithë anën e errët të cështjeve të energjisë”.

Sipas Spahos, “Janë dhjetëra mijë qytetarë, familjarë, që ishin ankuar për mbifaturim, për fatura afrofe, për ndëshkime të padrejta. Ne kërkuam dhe kërkojmë që këto fatura abuzive e kamatvonesat mbi to të anulohen menjëherë dhe ankesat e qytetarëve të trajtohen me shpejtësi. Por Edi Rama refuzoi. Në këto kushte, pjesa më e madhe e qytetarëve u detyrua të merrte borxhe, u nënshtrua me dhunë të pranonte e të njihte këto fatura të padrejta, sepse qeveria nuk la alternativë tjetër veç burgut. Sot që Edi Rama pranoi më në fund të njihte vendimin e ERE-s, pyetja që qytetarët është; Cdo të bëhet me mijëra abonentë me të cilët është abuzuar, që kanë paguar ndërkohë haraçin e rëndë qeveritar. Ata janë sot në të drejtën e tyre të kërkojnë paratë, mundin e djersën. Kjo politikë e Edi Ramës solli jo vetëm plagë ekonomike e sociale, por edhe viktima, dhe njerëz që humbën jetën nga kjo padrejtësi që qeveria e OSHEE po bënin ndaj tyre. Skandalet e përfitimit personal në kurriz të qytetarëve, nisën herët me aferën CEZ kur Edi Rama i fali ose ndau me këtë kompani 600 milionë euro, detyrime të njohura nga firma ceke ndaj shtetit shqiptar. Avulluan me një firmë të Edi Ramës, ndërkohë që nisi një fushatë represioni policor ndaj të pamundurve, për tu marrë atyre edhe qindarkën e fundit”

Spaho tha më tej se, Partia Demokratike kërkon faljen e menjëhershme të të gjitha kamatëvonesave, uljen e çmimit të energjisë, sipas premtimit të Edi Ramës me reduktimin e TVSH-së me 14% si dhe shqyrtimin e shpejtë të ankesave të qytetarëve bazuar mbi faktet e tyre por dhe mbi premtimet e Ramës.

“Ne nuk do të bëjmë sehir, nuk do presim derisa Edi Rama të kujtohet, pasi i ka bërë zullumet. Do ta kërkojmë me vendosmëri, bashkë me shqiptarët, masivisht e të bashkuar, edhe më shumë se me 22 nëntor”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: