Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me çmimin e naftës dhe nënprodukteve të tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili u shpreh se Bordi i Transparencës në katër ditë ka dhënë katër çmime të ndryshme për naftën, ndërsa sot çmimi u rrit me 5 lekë.

Ai shtoi se SPAK duhet të nisë hetimet në lidhje me atë që e quajti hajdutëri, ndërsa akuzoi qeverinë se bën pazare me oligarkët.

Postimi i plotë:

SKANDAL.
Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave!

Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne cmimin per here te katert ne kater dite.

Sot e rriten ne Shqiperi çmimin me 5 leke dhe e çuan ne 240 leke litri i naftes.

Ndersa ne Maqedoni çmimi ulet ne 193 lek/ litri(101denare) i naftes.

Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat.

SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te dites.

Capture

291609456 593441592140102 6299198403453322442 N

291572745 593441535473441 2256071527904645663 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: