Kreu i grupit parlamentar të PD ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku duket sipas tij Ron Yeffet duke dalë nga Kryeministria.

“Edi Rama ka ndërtuar, një model qeverisjeje ku interesi publik është zëvendësuar nga interesat e një rrethi të ngushtë njerëzish dhe biznesesh. Pikërisht për këtë arsye, çdo marrëdhënie mes zyrtarëve të lartë dhe personave që përfitojnë apo synojnë të përfitojnë nga pasuritë dhe fondet publike duhet të jetë transparente dhe e verifikueshme.

Kjo është edhe arsyeja pse pamjet e publikuara më poshtë, ku Ron Yeffet shfaqet duke dalë nga Kryeministria pas një takimi me Edi Ramën, sikur të ishte një personalitet i lartë shtetëror, kërkojnë shpjegime të qarta. Një marrëdhënie kaq e afërt, nuk mund të trajtohet si një çështje private kur në mes janë interesa të rëndësishme publike dhe të sigurisë kombëtare”, shkruan Bardhi, ndërsa Prokuroria e Posaçme ushtroi sot kontrolle në banesën e Teffet, kontrolle që vijnë pas publikimit të përgjimeve nga ishzëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:

Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku, sipas materialit të publikuar, miku personal i Edi Ramës shpreh interesin për të hapur një fabrikë armësh edhe në Afrikë.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të respektojë rregulla dhe standarde të qarta të sigurisë në industrinë e prodhimit të armëve dhe materialeve ushtarake. Por pretendimet e ngritura nga ky material ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si funksionon kjo industri dhe për transparencën e marrëdhënieve mes qeverisë dhe personave të përfshirë në këto aktivitete.

Edi Rama ka ndërtuar, një model qeverisjeje ku interesi publik është zëvendësuar nga interesat e një rrethi të ngushtë njerëzish dhe biznesesh. Pikërisht për këtë arsye, çdo marrëdhënie mes zyrtarëve të lartë dhe personave që përfitojnë apo synojnë të përfitojnë nga pasuritë dhe fondet publike duhet të jetë transparente dhe e verifikueshme.

Kjo është edhe arsyeja pse pamjet e publikuara më poshtë, ku Ron Yeffet shfaqet duke dalë nga Kryeministria pas një takimi me Edi Ramën, sikur të ishte një personalitet i lartë shtetëror, kërkojnë shpjegime të qarta. Një marrëdhënie kaq e afërt, nuk mund të trajtohet si një çështje private kur në mes janë interesa të rëndësishme publike dhe të sigurisë kombëtare.

Dhe pyetja për Edi Ramën mbetet:
Ron Yeffet, e njeh? Ke dëgjuar dhe di gjë se çfarë po bëhet me KAYO-n? A ka aktivitet dhe prodhim armësh sipas qëllimeve të deklaruara, apo kemi të bëjmë vetëm me pagesa nga Buxheti i Shtetit, pa rezultatet e deklaruara? Edhe për këtë nuk di gjë?

Mos hesht. Sepse transparenca dhe përgjegjësia politike nuk mund të zëvendësohen gjithmonë me frazën se “përgjegjësia është individuale”!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb