Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën “Opinion” foli për çështjen e Gërdecit dhe paraqitjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në SPAK ku edhe iu komunikua akuza.

“Nuk është çështje Gërdeci, janë të vrarë 26. Këta kanë përfituar nga një sistem gjyqësor ultra i korruptuar . hajdut qeveritë, hajdutë ta dhe shih ku e kanë katandisur gjendjen. Të shikojmë çfarë do të bëjë SPAK. Turp për Fatmir Mediun. pafajësinë ta jep vetë gjykata. Një çështje e pushuar hapet sa herë e sheh të rëndësishme. Është pushuar çështja në mënyrë arbitrare.  Me 26 të vrarë e gjithë qeveria duhet të zhdukej. 26 të vrarë janë gjendje lufte.”, ka thënë ai.

Gjithashtu theksoi: “Nëse del fajësia, unë të marr paratë, patjetër, të gjithë pasurinë, për të zhdëmtuar ata. A do të bëjë kështu SPAK nuk e di”. Deri tani nuk ka pasur proces gjyqësor dhe mendoj që ka pasur korrupsion.

b

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: