Ndonëse SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës, duke lënë të lirë ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Ky i fundit u lirua pas humbjes së fuqisë së paraburgimit, pasi mbaruan afatet e qëndrimit të tij në qeli.

Pas vendimit të GJKKO më datë 27 shkurt, SPAK apeloi këtë vendimmarrje. Por pavarësisht kësaj kërkese, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për lirimin e Dakos, duke e lënë në ‘arrest shtëpie’. Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua për shpërdorim detyre.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 08.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 74 akti, datë 29.03.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe apelin kundërshtues të personit nën hetim V.D., ndaj vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 133, datë 27.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: