Gjatë fjalës së tij në protestë, aktivisti Arben Kola ka drejtuar kritika të ashpra ndaj klasës politike dhe drejtësisë, duke theksuar se politikanët kanë përçarë familjet shqiptare dhe se institucionet po hezitojnë të veprojnë ndaj korrupsionit.

Kola u ndal në mënyrë të veçantë te roli i organit të akuzës, duke kërkuar reagim më të fortë dhe pa frikë ndaj zyrtarëve të korruptuar:

«SPAK-u vijon dhe fle mbi dosjet e korrupsionit. Nëse keni frikë të arrestoni tradhtarët dhe mafiozët, ka plot djem e bij nënash që janë të gatshëm t’u kërcasin prangat këtyre tradhtarëve.»

Aktivisti nënvizoi se pasojat e politikës kanë prekur çdo familje shqiptare, ndërsa bëri thirrje për drejtësi pa dallim për të gjithë krerët e politikës:

«Të gjithë ne këtu kemi familjarë jashtë shtetit. Na ndanë këta politikanë. Thirrja që na bashkon ndaj është: Rama n’burg, Berisha n’burg! Kemi politikanë që janë treguar të zellshëm në qeveri vetëm për interesat e tyre. Pasi i morën të gjitha nga ky popull, sot mundohen edhe ta tallin.»

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb