Deputetja e PD, Jorida Tabaku që ka drejtuar dhe Komisionin Hetimor të inceneratorëve ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku ai u shpreh se nuk ka hedhur asnjë firmë, në asnjë aferë.

Ka një kohë për të korrur frutet e farës që ke mbjellur” është shprehur deputetja e PD.

Ajo shton se tanimë koha e regjisë ka përfunduar dhe se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore, morale dhe politike.

“Të gjithë presim që të thërriten para përgjegjësisë Erion Veliaj, që ka hedhur firmën tek afera e inceneratorit të Tiranës. Dita për të pasur frikë ligjin e mbi të gjitha për të korrur frytet e farës së sistemit e modelit që ka krijuar”, shtoi Tabaku.

Statusi i Plotë
Ka një kohë për të korrur frutet e farës që ke mbjellur. Dikush korr frutet e farës e luftës kundër korrupsionit ndërsa të tjerë korrin frutet e korrupsionit që kanë mbjellur me firma dhe shkresa. Regjia, telekamerat e fundit dhe përbetimet për pastërti nuk vlejnë dhe aq. Sot, ka përgjegjësi ligjore, morale dhe politike. Të gjithë presim që të thërriten para përgjegjësisë Erion Veliaj, që ka hedhur firmën tek afera e inceneratorit të Tiranës. Dita për të pasur frikë ligjin e mbi të gjitha për të korrur frytet e farës së sistemit e modelit që ka krijuar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb