Luçiano Spaleti ka reaguar pas eleminimit të hidhur nga Champios League ku zikalttrit nuk shfrytëzuan si duhet ndalesën e Totenham në fushën e Barcelonës.

“Nuk mund të mbanim ritmin dhe u bëmë nervoz, duke humbur shumë topa. Patëm një çrregullsi në nivelin taktik. Patëm edhe tension dhe nervozizëm gjatë ndeshjes, duke humbur vizionin për ndeshjen dhe menaxhimin e topit.”

“Në pjesën e dytë patëm disa mundësi, por nuk i menaxhuam si duhet. Kjo ndeshje kishte peshë psikologjike, dhe duhej mbajtur në balancë. E ndjemë ovacionin e publikut në stadium, kur pamë rezultatin e ndeshjes në Barcelonë. Duhet ta pranojmë, dhe të reagojmë duke qenë të fortë mendërisht”, u shpreh Spaleti.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: