Napoli është vënë në ndjekje të Stefan De Vraj, i cili mendohet nga ana e drejtuesve napoletan si zëvendësuesi i duhur për Kalidu Kulibali, me mbrojtësin senegalez që u largua për t’u transferuar te Çelsi. Për të arritur te 30-vjeçari holandez Napoli po mendon disa skenarë të mundshëm ku në orët e fundit ka dal një plan i ri në skenë i cili është ai i një shkëmbimi me mesfushorin spanjoll Fabian Ruiz.

Sipas raportimeve nga “Calciomercato.com”, Interi për momentin ka bllokuar çdo shitje në repartin difensiv deri në zgjidhjen e çështjes së Milan Skriniar i cili është pranë PSG-së. Në rast se kjo tratativë do të dështonte Interi do të kthente vëmendjen nga De Vraj, për të cilin një shkëmbim me mesfushorin spanjoll të Napolit mund të bindte Interin ta linte të lirë.

26-vjeçari i Napolit mund të ishte gjithashtu i gatshëm ta finalizonte këtë marrëveshje duke parë situatën e tij në sezonin e shkuar në klub, ku nuk shkëlqeu nën drejtimin e Luçiano Spaletit, si dhe situatën me kontratën për të cilën nuk po gjendet akordi për rinovimin e saj.

PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: