Mesfushori i Spanjës, Fermín López humbet Botërorin.  Barcelona njoftoi të hënën se 23-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni për të trajtuar dëmtimin e pësuar në përballjen ndaj Betisit të dielën.

Katalanasit nuk dhanë një datë të saktë për rikuperimin e lojtarit, por sipas raportimeve, ai nuk pritet të jetë gati për Botërorin që nis muajin e ardhshëm.  Spanja do ta luajë ndeshjen debutuese ndaj Cape Verde më 15 qershor në Atlanta.

Fermín López ishte pjesë e kombëtares së Spanjës që fitoi UEFA Euro 2024, si dhe e ekipit U-23 që fitoi medaljen e artë në 2024 Summer Olympics.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: