Spanja fitoi 4-0 ndaj Arabisë Saudite, duke dhuruar spektakël të vërtetë. Trajneri i njohur, Jul Ahmati bëri komentin e tij, në Botërori Amerikan, në News 24.

Nuk zhgënjen Spanja Jul, me “Furinë e Kuqe” që triumfoi pastër 4-0 përballë, e zgjidhën shumë shpejt përballë Arabisë Saudite, praktikisht brenda 24 minutash, pjesa tjetër më pas ishte thjesht menaxhim. Është kjo Spanja e vërtetë?

Spanja, pavarësisht ndeshjes së parë, ka parametra fantastik. E ka ndeshjen në kontroll. Rivalët mund të bëjnë pak sulme dhe të realizojnë pak sulme, pasi Spanja e ka në kontroll. Ajo dikton ritmin e ndeshjes dhe këtë e bën skuadër fituese. E parashikuam që do ishte agresive që në fillim.Ka shumë elementë që ende nuk i ka përdorur. Një nga pretendenët kryesore, ka diçka plus nga të tjerët.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: