Sonte, sytë e gjithë botës së futbollit do të jenë të drejtuar nga finalja e madhe e Botërorit 2026, ku Argjentina dhe Spanja do të përballen për trofeun më të lakmuar në futbollin botëror. Dy kombëtare në formë të jashtëzakonshme do të luftojnë për të shkruar historinë, në një natë që premton spektakël. Në Botërori Amerikan, gazetari Glend Tafaj tha:
“Është një finale e merituar, patjetër që ke bërë më mirë se të tjerët. Spanja ka bërë një ecuri më solide, nuk ka pësuar shumë. Është një ekip që ka qënë përherë në rritje.
Ky është një ekip që nuk ka qënë asnjëherë në disavantazh. Në krahun tjetër, kemi parë Argjentinën me luhatje, por shpirti i garës bën diferencën”.
