Njoftohet se një punëtor ferme shpendësh në Guadalajara të Spanjës është prekur nga gripi i shpendëve.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra e Koordinimit të Sinjalizimeve dhe Emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë të Spanjës deklaruan se gripi i shpendëve u zbulua tek një person që punonte në një fermë shpendësh në Guadalajara të Spanjës më 27 shtator, dhe thuhet se pacienti u fut në në karantinë dhe rezultoi “negativ” në një kohë të shkurtër.

Theksohet se gripi i shpendëve u pa tek njerëzit për herë të dytë në Evropë dhe për herë të parë në Spanjë. Rasti i parë u regjistrua në Mbrtërinë e Bashkuar në dhjetor 2021.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës informuan se pacienti ishte pozitiv me një ngarkesë virale shumë të ulët dhe nuk kishte simptoma.

Gripi i shpendëve, i quajtur “H5N1”, u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të viteve 1990, dhe kur gjashtë nga 18 persona të infektuar me virus vdiqën në Hong Kong në vitin 1997, u njoftua nga studiuesit se njerëzit mund ta përhapnin këtë virus dhe të ketë pasoja serioze.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 456 (52 për qind) nga 864 persona të diagnostikuar me grip të shpendëve kanë vdekur që nga viti 2003.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb