Ndodh dhe kjo! Autoritetet në Spanjë kanë liruar aksidentalisht nga burgu një miliarder holandez që merrej me drogë, raporton BBC. Karim Bouyakhrichan, supozohet se ishte lider i Mafisë Mocro, u arrestua në Marbella në janar pas një hetimi pesëvjeçar mbi shpëlarjen e parave.

Por, ai aksidentalisht u lirua mes një paqartësie mbi një kërkesë të Holandës për ekstradim, para se të zhdukej këtë muaj. Autoritetet spanjolle kanë thënë se besojnë se shefi i supozuar i kartelit të drogës do të gjendet.
Ministri i Drejtësisë, Felix Bolanos, ka thënë se arratisja ishte lajm shqetësues, por shtoi se forcat e sigurisë “do ta dorëzojnë personin tek organet e drejtësisë sa më shpejt”.

Mafia Mocro u referohet disa prej karteleve më të mëdha të kokainës në Evropë dhe besohet se ka kontrabanduar drogë në vlerë miliarda euro nga Amerika në BE gjatë 15 vjetëve të fundit. Ata thuhet se përdorin portet e mëdha në Amsterdam dhe Rotterdam për ta lëvizur kokainën rreth kontinentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb