TIRANË- Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka shprehur sot shqetësimin se Shërbimi Informativ Kombëtar nuk jep llogari në Parlament që prej dy vjetësh.

Po sipas tij, SHISH­i ka përgjuar dhe përgjon titullarë institucionesh dhe zyrtarë të lartë, prandaj propozon të bëhen menjëherë ndryshimet ligjore për raportimin e agjencive inteligjente, pasi SHISH refuzon kontrollin dhe llogaridhënien.

“Ka dy vjet e ca që Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk raporton në Kuvend. Madje edhe një tentativë që u bë për të kontrolluar veprimtarinë për zbatimin e ligjit të financimit, u refuzua edhe prej tyre dhe falë edhe indiferencës së qeverisë edhe strukturave parlamentare, kjo gjë mbeti në heshtje’’, tha Braho

“Ka pasur sinjalizime të forta, që nën hundët e Prokurorisë janë bërë përgjime për titullarët e institucioneve të tjera, por këto mbeten në kuadrin e hamendësimeve dhe që priten të verifikohen’’, vazhdoi më tej Braho.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: