Ish-deputeti i PS Spartak Braho i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ndërkohë që komentonte në lidhje me raportin e DASH për korrupsionin e qeverisë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi deri në dhënien e dorëheqjes, referuar faktit që disa kryebashkiakë socialistë janë arrestuar apo hetuar nga SPAK.

Ai shtoi se ndërkohë që dy ministra janë tashmë në qeli, pritet që masa të ngjashme të merren edhe mbi ministra të tjerë.

“Është edhe Vangjush Dako. Të tërë në një rresht janë. Ajo që bën përshtypje është se thuhet për këta titullarët edhe të PS edhe Rama që kanë përgjegjësi personale. këta kanë përgjegjësi penale jo morale, këta që i merr SPAK për zverku dhe i mban atje ose i thërret në hetim, akuzohen penalisht. Ndërsa përgjegjësinë morale e kanë strukturat që i emërojnë. Si ka mundësi u bënë tërë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, tërë këta kryetarë bashkie.

Rama ka përgjegjësi morale që shkon deri në dorëheqje. Ty po të bien çereku i qeverisë brenda e s’mbake përgjegjësi, kërkon nga të tjerët të mbajnë përgjegjësi. Është skuadra jote”, tha Braho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb