Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, bën të ditur se MPB-ja, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Agjencia për kundërzbulik (AK), si edhe organe tjera përgjegjëse, janë në mbikëqyrje të vazhdueshme të të gjithë personave të cilët kthehen nga frontet e luftës të Lindjes së Mesme, me qëllim parandalimin e ndonjë akti që do të mund ta rrezikonte sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo deklaratë vjen pas pohimeve të kreytarit të shtetit, Gjorge Ivanov, për 72 persona të kthyer nga frontet Lindjes së Mesme. Më tej, Spasovksi thotë se pas sulmeve në Paris, është rritur niveli i sigurisë, duke u përgjigjur para gazetarëve se edhe ish-drejtori i doganave, Dragan Daravellski, megjithatë nuk do të ekstardohet pasi që Ministria e Drejtsisë e Serbisë e ka tërhequr vendimin për ekstradim.

Ndryshe, ministri Spasovski mori pjesë në prezantimin e sistemit për ndalim të dhunshëm, ”Stinger” në qendrën për trajnime në Idrizovë.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: