Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur në selinë blu kryetarin e Komunës së Bujanovcit zotin Nagip Arifi.

Në një prononcim për mediat Basha e ka konsideruar një takim vllazëror ku u fol për mbi sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“I uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike kryetarit të Komunës së Bujanovcit zotit Nagip Arifi dhe delegacionit që e shoqëron. Në një takim vllazëror ku kemi folur hapur mbi sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bashkëkombësit tanë në Luginën e Preshevës”-u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha nga ngritur shqetësimin për spastrimin etnik të shqiptarëve në komuna duke i kërkuar në emer të Partisë Deemokratike autoriteteve të Serbisë që ta ndalin këtë praktikë të paligjshme.

“Në këtë korrik të nxehtë, të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e Luginës së Preshëvesh ku do të veçoja spastrimin etnik që po i bëhet Komunës ë Bujanofcit, Medgjevës dhe Preshevës. Ky është një proces diskriminues në shkelje të Kushtetutës së Serbisë ndaj partia Demokratike dënon me forcë dhe u kërkon autoriteteve të Serbisë të ndalin këtë praktikë të paligjshme dhe i bën thirrje Basdhkimit Europian dhe SHBA-ve që përmes presionit të bëjnë çdo gjë që të ndalin këtë spastrim ku vetëm në Komunën e Bujanovcit mbi 2000 shqiptarë kanë humbur të drejtën e sigurimeve dhe të drejta të tjera. Kjo është shfaqja më e madhe e hendekut midis fjalëve dhe veprave të autoriteteve të Serbisë.
E gjithë zona e Luginës së Preshëvës ka vetëm një qendër spitalore dhe diskriminimi vazhdon me pengesën e studentëve për të mësuar në gjuhën shqipe, mosnjohjen
Përkundër kësaj situate dhe sfidave që përballen qytetarëve shurdhon heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Tiranës”- shtoi Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb