Gjykata Speciale ka dërguar një tjetër ftesë për një tjetër ish luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veterani i luftës Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Specialja fton për intervistim një ish’pjesëtar të UÇK’së

Gjykata Speciale ka dërguar edhe një ftesë në adresë të një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veterani i luftës Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lajmin e ka dhënë kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati të profilin e tij në Facebook.

OVL e UÇK-së ka njoftuar se të enjten do të protestohet pë akt-akuzat e ngritura në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb