Dinamo fitoi 4-1 ndaj Elbasanit në ndeshjen e Superiores. Skuadra nga Elbasani shënoi e para me Lajthia, në minutën e 3-të.
Dinamovitët reaguan dhe barazuan me Bregun në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, ekipi i Dajës ktheu gjithçka në favor me golat e Ayodeji dhe Vila. Në të 84-tën, Bregu thelloi shifrat.
Me këtë fitore, Dinamo është në vendin e pestë me 43 pikë. Në krahun tjetër, Elbasani është në vendin e 3-të me 53 pikë.
