Çmimi i Madh i Bahrein në Malajzi ka parë që “pole position” të fitohet nga Maks Vershtapen. Për pilotin e Red Bull ishte hera e parë që ia del këtë vit në kualifikuese.
Penalizimi dhe Luis Hamilton ndërkohë prishin festën e Isak Hadxhar, piloti tjetër i Red Bull që po e mbyllte i dyti. Hadxhar ka një penalizim prej pesë vendesh pas një ndryshimi në motor.
Hamilton ndërkohë e nis në pozitë komode pas Vershtapen. Kimi Antoneli përfiton nga penalizimi i Hadxhar për ta nisur i treti. Pas tij vjen Leklerk nga Ferrari. Gara do të mbahet më 4 tetor prej orës 09:00 të mëngjesit.
