Shqipëria ka talente të cilët vazhdojnë që të bien në sy dhe të firmosin në klube të huaja të njohura, apo dhe në akademi mjaft cilësore dhe me emër, duke i shfrytëzuar si trampolinë për të perfeksionuar edhe më shumë bagazhin e tyre tekniko-taktik.

Një ndër ta është dhe Marius Zena, 17-vjeçari i cili është pjesë e ekipit KS Dinamo. Zena është thirrur nga një prej klubeve më të mëdha të Spanjës, siç është ai i Valencias, për një periudhë prove prej dy javësh.

Trajneri i tij Erjon Xhafa (një nga ish-futbollistët dhe trajnerët e spikatur të Tiranës dhe Dinamos) thotë se Zena është një prej talenteve, i cili ka spikatur që nga ekipet e moshave. Tani pritet shpërthimi i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb