Jacob Anthony Chansley i njohur ndryshe si Jake Angeli është arrestuar nga Policia për trazirat në godinën Capitol.

I vetquajtur QAnon Shaman, personi në fjalë është një konspiracionist i mbështetur në teori të pabaza që më 6 janar spikati duke qenë ndër të parët që hyri në godinë me një veshje të veçantë ku dallohej një fytyrë e lyer, trup gjysmë i zhveshur, kapele e gjatë prej leshi dhe dy brirë.

Tashmë mbi të rëndojnë dy akuza, hyrje me dhunë dhe sjellje e çrregullt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb