Nga: ZONJA KATERINA
600 gr spinaq
2 kokrra patate
150 gr proshutë
Kripë, piper i zi
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
1 lgj mustardë
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
Në një tigan me gjalpë kaurdisim proshutën të prerë në kubikë. Më pas shtojmë patatet të ziera aldente në kubikë të mëdhenj. I lemë të kaurdisen për pak minuta, më pas shtojmë spianqin. E lemë 1 minutë në zjarr dhe më pas e largojmë gatimin duke e rregulluar me një salce të përgatitur me vaj ulliri, mustardë, kripë, piper, cipë dhe lëng limoni. E trazojmë mirë dhe e servirim të ngrohtë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)