LUSHNJE- Spitali i Lushnjës në mjerim. I lënë në harresë, ku papastërtia ka zënë shtresat përgjatë viteve, ky institucion i kujdesit shëndetësor nuk ofron asnjë kusht për pacientët e tij.

News24 dhe BalkanWeb kanë siguruar disa foto nga ambientet e brendshme të spitalit, ku shihet qartë se nuk plotësohet asnjë standard për të sëmurët.

Duke nisur nga ambientet e brendshme të dhomave, që nga mbajtësit e serumeve që janë ndryshkur nga koha, e deri tek tualetet, të cilat kalojnë çdo limit të nivelit të pastërtisë dhe higjienës, gjithçka të ngjall tmerr.

Shtupat që lajnë dyshemetë të hedhura sipër tarracave, mbeturina pa fund, kjo është panorama aspak e këndshme që të ofron spitali i qytetit të Lushnjës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: