IZRAEL – Një djalë i ri, i dëmtuar rëndë në fushat e betejës në Siri, është zgjuar, dy ditë pasi e kishte humbur vetëdijen, në një tjetër botë: në një qytet të Izraelit, në Haifa.

Muhamedi është një fermer nga Deraa, atje ku nisën së pari protestat kundër Presidentit Basha al-Assad. Ai është vetëm një prej atyre sirianëve, numri i të cilëve po vjen duke u shtuar, që po trajtohen në spitalet e Izraelit.

Kur Muhamedi mbërriti në spitalin Rambam, në fillim të nëntorit, ai ishte i pavetëdijshëm dhe në rrezik për jetën. Sipas tij, një avion ushtarak sirian bombardoi dhe i shkatërroi gjysmën e poshtme të fytyrës, duke i lënë një masë të përgjakshme indesh në vend të saj.

Por, ishte fati i tij që një nga kirurgët e spitalit, Dr.Yoav Leiser, sa ishte kthyer nga një seminar në Gjermani, ku kishte studiuar implantet e organeve specifike. Shefi i departamentit në spital. prof.Adi Rachmiel, i tha kirurgut që të nisme menjëhërë punë me fytyrën e Muhamedit.

Tre muaj më pas, nofulla e Muhamedit u rindërtua dhe tani ai mund të flasë, falë një nofulle titaniumi, të skicuar më parë në një printer 3D dhe që ka shërbyer për të marrë masat e kockave të tij të zhdukura.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb