Lucas Moura u largua nga Paris SG pak para mbylljes së merkatos duke u transferuar te Tottenham. 25-vjeçari nuk po gjente hapësira te ekipi i Unay Emeri dhe për këtë arsye, të paktën zyrtarisht, kërkoi largimin për të provuar një aventurë të re.

Mirëpo sot, mediat franceze pretendojnë se kanë bluluar arsyen e vërtetë të largimit të brazilianit nga francezët. “Le parisien” shkruan se Moura ishte kthyer në shqetësimin e shokëve të skuadrës pasi “spiunonte” te mediat gjithçka ndodhte në dhomat e zhveshjeve.

Largimi i tij shihej si një hap i domosdoshëm nga ekipi francez, për të rikthyer harmoninë në ekip.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb