TIRANE-Ndonëse Policia e Shtetit sqaroi se nuk ka urdhër kombëtar apo ndërkombëtar për ndalimin e biznesmenit shqiptar Edmond Bego, i cili u arrestua dy ditë më parë në Greqi për llogari të Italisë, duket se PD nuk është e bindur.

Përmes një postimi në Facebook, këshilltari për çështjet ligjore në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ngre pyetjet se mbi çfarë baze urdhri u ndalua biznesmeni nga policia greke dhe pse e mban ende në burg. Bardhi thotë se Policia duhet të verifikojë nëse deputeti i PD, Taulant Balla ka qenë me Edmond Begon me pushime.

Statusi i Gazmend Bardhit në Facebook:
U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!
Mqs u zgjua, a mund te na thote: Policia greke me cilin emer dhe mbi bazen e cilit urdher kerkimi nderkombetar e ka arrestuar? Pse e mban ende ne burg?
Dhe mqs i ka hyre verifikimit te sistemit TIMS, te na thote mos ka qene edhe Taulant Balla per pushime ne Korfuz ne te njejten kohe?!
Shpresojme qe per pergjigjen e radhes qytetaret te mos presin edhe 2 dite te tjera!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb