Silvester Stallone do të shesë shtëpinë e tij në La Kuinta, Kaliforni, SHBA, për 3,35 milion dollarë. Kjo është rreth 1,15 milion dollarë më pak sesa ai pagoi për të më shumë se 10 vjet më parë.

Vila e stilit mesdhetar dhe toskan ka sipërfaqe të brendshme prej 4 888 metra katrorë, katër dhoma gjumi dhe pesë banjo. Shtëpia dykatëshe, e ndërtuar në vitin 2008, gjithashtu ofron një dhomë të gjërë me tavane të dyfishta dhe një kamin guri, një dhomë ngrënie me tarracë, kuzhinë me dollapë prej druri, pjesë relaksuese prej druri dhe guri, dhomë mëngjesi dhe dhomë vere , siç përshkruhet nga Xhosh Rif nga Dagllas Elliman, gjatë shpalljes për shitje. A

gjenti i pasurive të patundshme Rif theksoi se Stallone dhe familja e tij kishin përdorur qytetin për të pushuar nga bllokimi i qytetit dhe se prona ishte e mirëmbajtur.

Stallone, 73 vjeç, aktor hollivudian, skenarist, regjisor dhe piktor, e bleu pronën në vitin 2010 për 4,5 milion dollarë. Ai më pas e shpalli pronën për 4,2 milion dollarë në vitin 2014.

Që nga ajo kohë, shtëpia ka qenë brenda dhe jashtë tregut në mënyrë alternative, me çmime të ndryshme me ndryshime në kushtet e tregut, për të arritur çmimin aktual.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb