Agjencia ekonomike ‘Standard and Poors’ ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin për kreditimin e Shqipërisë në nivelin B plus si dhe ka paraqitur një pritshmëri të qëndrueshëm për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike të Shqipërisë. “Ne besojmë se performanca ekonomike dhe përmirësimi i vazhdueshëm i konsolidimit të tij fiskal ka të ngjare qe te vazhdojne pavarësisht rrezikut te rrëshqitjes fiskale per shkak te zgjedhjeve te përgjithshme te vitit 2017 dhe presioneve financiare te jashtme” nënvizon ‘Standard and Poors’.

“Parashikimi i qendrueshem reflekton pikëpamjen tone per rreziqet e balancuara per vlerësimin mbi Shqiperine pergjate 12 muajve te ardhshem duke qene se Shqipëria sipas analizes tone do të vazhdojë konsolidimin fiskal”, citon ‘Agjencia Standard and Poors’.

Ne besojmë se një histori e suksesshme e zbatimit të reformës në institucionet gjyqësore të vendit, përveç përmirësimit të klimës së biznesit, do të mund të cojë përpara progresin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE gjatë 12 muajve të ardhshëm. Ne presim që ekonomia e Shqipërisë do të rritet me një mesatare vjetore prej 3.7% gjatë 2016-2019, me kërkesat e brendshme që kontribuojnë me fort për performancën e rritjes ekonomike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb