Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump. Fokusi i bisedimeve siç raportojnë mediat e huaja, ishte kryesisht te armëpushimi në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Gjatë telefonatës, Starmer e informoi Presidentin e SHBA-së lidhur me diskutimet e tij mbi nevojën për të rivendosur kalimin e lirë të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, si dhe mbi iniciativat e Mbretërisë së Bashkuar për të zhvilluar një plan të realizueshëm në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Të dy udhëheqësit ranë dakord që, pas arritjes së një armëpushimi dhe marrëveshjes për të hapur kalimin strategjik detar, hapi tjetër është gjetja e një zgjidhjeje që do të sigurojë stabilitetin në rajon.
Të dy palët ranë dakord të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura dhe të zhvillojnë bisedime të reja së shpejti.
