Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, zhvilloi një bisedë telefonike të dielën me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, udhëheqësin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për të diskutuar konfliktin në Ukrainë, njofton Reuters.
Sipas agjencisë së lajmeve, përpara bisedës së Trump me Presidentin rus Vladimir Putin më 19 maj, udhëheqësit perëndimorë “diskutuan nevojën për një armëpushim pa kushte”.
Përveç kësaj, udhëheqësit thanë se ishin të gatshëm të vendosnin sanksione të reja kundër Rusisë nëse udhëheqja ruse nuk arrin të “angazhohet seriozisht në armëpushim dhe bisedime paqeje”.
(A.A/BalkanWeb)
