Kampionati shqiptar do të startojë me një supersfidë. Teuta, kampionia në fuqi sfidon Partizanin në “Elbasan Arena”. Durrsakët kërkojnë mbrojtjen e titullit ndërkohë që përballë kanë pretendentët kryeqytetas.

Sfida do të fillojë me shkelmimin e topit të parë nga ish-kapiteni i Teutës, Renato Arapi i cili u tërhoq nga futbollit.

Të dyja skuadrat do të tentojnë ta nisin me fitore kampionatin ndërkohë që Teuta është në ‘disavantazh’ pasi ka prej 18 majit të 2019 që nuk shënon fitore ndaj ‘Demave të kuq’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb