Lionel Mesi nuk ia ka dalë që të fitojë Botërorin e tij të dytë, pasi Argjentina është mundur në finale nga Spanja me shifrat 1-0.
Ylli argjentinas kësisoj ka regjistruar humbjen e dytë në një finale të Botërorit, duke iu bashkuar një liste shumë speciale “dështakësh” sa i përket disfatave në ndeshjen vendimtare për trofeun më të lakmuar.
Para tij, vetëm dy futbollistë gjermanë kanë provuar shijen e humbjes në dy finale të Kupës së Botës. Karl-Hainz Rumenige ka humbur finalet e viteve 1982 dhe 1986. Ndërkohë, Pierr Litbarski ka humbur finalet e viteve 1982 dhe 1986, ndërsa fitoi të vitit 1990 pa luajtur në atë ndeshje.
