ITALI

Stefano De Martino nuk fshihet më dhe duket se po del me një të dashur të re pas ndarjes me Belen Rodriguez. Çifti i ri është parë në darkë në Milano dhe nuk ka dyshime se lidhja e tyre është më shumë se një miqësi. Po kush është “Martina” misterioze që ka i bërë ‘magji’ balerinit më të famshëm në Itali? Le ta zbulojmë së bashku.

Vajza është 26 vjeçe dhe me origjinë nga Pescara, megjithëse jeton dhe punon në Milano. Mesa duket ajo nuk ka asnjë lidhje me botën e argëtimit, por punon si ‘Specialiste e shitjeve me pakicë’ në kompaninë e kozmetikës ‘Filorga’. Pavarësisht se nuk jeton në qendër të vëmendjes, Martina ka goxha ndjekës në rrjetet sociale, me mbi 14 mijë followers në Instagram, me të cilët ndan momente nga përditshmëria e saj së bashku me foto dhe video udhëtimi.

Ata u fotografuan bashkë në një darke romantike dhe më pas në shtëpinë e balerinit në Milano: çifti hyri në derën e ndërtesës së Stefanos rreth mesnatës, për t’u larguar të nesërmen.

Këto janë të vetmet foto publike të ish-bashkëshortit të Belen Rodriguez pas ndarjes. Ka të ngjarë që tani edhe Martina të dëshirojnë të shijojnë qetësinë e sapogjetur pa u fshehur, siç po bën Belu me partnerin e tij të ri, Elio Lorenzoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb