ZVICER- Jemi pranë zgjidhjes, deklaroi shefi i diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmaier pas mbërritjes në Lozanë ku po vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një kompromisi historik për programin bërthamor iranian.

”Pas pothuajse 12 viteve negociatash me Iranin, jemi pranë zgjidhjes”, deklaroi Steinnmeier, mbërritur në Zvicër për të marrë pjesë në diskutimet mes Teheranit dhe fuqive të mëdha, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje para 31marsit.

Edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini mbërriti sot në Lozanë për të marrë pjesë në negociatat për programin bërthamor iranian, njoftuan shërbimet e saj në një komunikatë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: