Vizita e presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në Berlin, nuk përfaqëson një normalizim të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve, sipas presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier.


“Kjo vizitë nuk është një shprehje e normalizimit”, tha dje. Jemi shumë larg nga kjo, por ky mund të jetë një fillim, deklaroi presidenti gjerman Steinmeier, pas ditës së parë të vizitës së polemizuar të Erdoganit.


Steinmeier kërkoi hapa të dukshëm mbi të drejtat politike në Turqi. “Ne nuk mund ta pranojmë presionin mbi median, sistemin gjyqësor dhe sindikatat dhe nuk do e pranojmë”, theksoi ai.


BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb