Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe atyre shqiptare.

“Nën vëzhgimin e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në kompleksin e Regjimentit të Forcave Speciale të Zall Herrit këtë muaj”.

Nga stërvitjet e vazhdueshme që kanë kryer dy vendet, është vënë në dukje synimi për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb