Stilistja e njohur Margaret Josephs pranon se dieta dhe ushtrimet nuk kanë meritën e fizikut të saj, tashmë elegant.

Ylli i “Real Housewives of New Jersey” zbuloi për People të martën se ka humbur 22 kilogramë duke marrë peptide dhe duke iu nënshtruar terapisë zëvendësuese hormonale.

“Më ka ndryshuar jetën,” i tha Josephs revistës.

“Dhe nuk ka të bëjë me të qenit i shëndoshë apo i dobët; ka të bëjë me bashkimin e çdo aspekti të mirëqenies sime.”

Ajo shtoi, “Doja të ndihesha e shëndetshme dhe ta çoja trupin tim në një vend ku supozohej të jem. Ndihem shumë me fat që kam gjetur diçka që me të vërtetë funksionon për mua.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Josephs, 55, tha se ajo kërkoi kujdes mjekësor pasi e kishte “shumë të vështirë” humbjen e peshës në vitet e fundit.

“Unë ushtrohesha, haja shëndetshëm, vrapoja gjatë gjithë kohës dhe asgjë – dhe të gjithë e dinë që nuk pi as alkool,”- shpjegoi stilistja.

“Thjesht ndihesha e lodhur dhe e plogësht.”

“Unë mora peptide dhe nuk e di nëse keni dëgjuar për medikamente të lidhura me [peptidet] që i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë,” tha ajo në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”.

Edhe pse shumë yje po tregohen më të hapur në lidhje me këshillat dhe truket e tyre për humbjen e peshës, disa thonë se “të ushtrohesh” dhe “të ushqehesh shëndetshëm” është metoda e tyre e vetme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb