PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviç, ka thënë se qëndrimi i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës vazhdon të mbetet negativ.

“Në jemi në dispozicion të flasim, jo nëpërmes medieve siç po bëhet tani, por në mënyrë shumë konstruktive, në zyrë, ashtu siç bëhet kjo punë”, ka thënë Stojanoviç.

Qeveria, sipas tij, nuk është duke i plotësuar ato që janë premtuar për serbët gjatë marrëveshjes për koalicion, si çështja e mbrojtjes së aseteve, përfaqësimit të serbëve në sektorin publik, formimit të komunave të reja etj.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb