Krijohet për herë të parë kukulla Barbie me sindromën Down, në mënyrë që t’i thuhet STOP bullizimit.
‘Mattel’, një kompani amerikane e prodhimit të kukullave ka prezantuar Barbien që përfaqëson një person me sindromën Doën. ‘Mattel’ ka pohuar se ky model i ri synon t’u ofrojë fëmijëve paraqitje të ndryshme të bukurisë dhe të luftojë bullizimin rreth paaftësisë fizike.
Kukulla shfaqet me një fytyrë të rrumbullakët, një hundë të sheshtë dhe me sytë pak të pjerrët, karakteristika këto që lidhen me sindromën Doën.
Gjithashtu modeli i fustanit të Barbie, në ngjyrë të verdhë dhe blu, lidhet me ndërgjegjësimin. Ky krijim është projektuar në bashkëpunim me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down.

(BalkanWeb)
