Një ushtar i Forcave Ajrore Amerikane i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington. Lajmi raportohet nga New York Post, ndërsa raporton se personi me uniformë ka thënë para se të vinte flakën se “nuk dëshiron të jetë më bashkëpunëtor i gjenocidit në Gaza.

Ky është një akt ekstrem proteste. Lirë për Palestinën”.

Ndonëse iu dha ndihma mjekësore, ushtari ka humbur jetën. Kujtojmë se lufta mes Hamasit dhe Izraelit nisi më 7 tetor, ndërsa nga beteja e përgjakshme kanë humbur jetën civilë të pafajshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb