PRISHTINE- Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi se me Strategjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian, Serbia detyrohet ta njohë Republikën e Kosovës. Ai ka theksuar se ky dokument, përveçse e sheh Kosovën pjesë të politikës së zgjerimit të BE-së, ofron edhe një qartësi të procesit të dialogut me Serbinë.

Hoxhaj ka thënë për “Epoka e re” se pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë ndikuar në këtë dokument. Zëvendëskryeministri kosovar ka ftuar anëtarët e BE-së, që kanë njohur Kosovën, të mos fshihen pas zërave kundërshtues, por të jenë të qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës.

E, teksa ka folur për liberalizimin e vizave, Hoxhaj ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje e shpejtë konsensuale për demarkacionin me Malin e Zi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: