Të gjithë studentët indianë në Ukrainë dhe shtetasit indianë, u këshilluan të dielën të largoheshin përkohësisht nga vendi i Evropës Lindore për shkak të tensioneve dhe pasigurive.

“Në funksion të niveleve të larta të vazhdueshme të tensioneve dhe pasigurive në lidhje me situatën në Ukrainë, të gjithë shtetasit indianë qëndrimi i të cilëve nuk konsiderohet thelbësor dhe të gjithë studentët indianë këshillohen të largohen përkohësisht nga Ukraina”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ambasada indiane në Kiev, Ukrainë.

Studentët indianë këshillohen që gjithashtu të kontaktojnë me kontraktorët përkatës të studentëve për përditësime mbi fluturimet çarter.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb