Një student i Mjekësisë, i cili është bërë pjesë e protestës sot para Ministrisë së Arsimit, pohoi për News24 se është i gatshëm për gjithçka, në mënyrë të tillë që të largohet Rama nga pushteti.

Studenti i maskuar, ai tha për gazetaren e Neës24 Klodiana Lala se Rama nuk largohet dot me qetësi, por me revolucion.

“Si mundet ne po përpiqemi që të ndryshojmë. Revolucionet nuk bëhen paqësore. Ata mund të kenë fëmijët këtu mes nesh. Jam student. Studioj për mjekësi. Ky është revolucion, revolucioni Flamingo. Nuk ka revolucione paqësore. Shih kudo, nuk ka. Ai nuk ikën në mënyrë paqësore.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb