Një student 20-vjeçar, Mohammed Fahir Amaaz, është shpallur fajtor për sulmin ndaj dy policeve femra gjatë një përleshjeje të dhunshme në Aeroportin e Manchesterit më 23 korrik të vitit të kaluar.
Ai u dënua pas një procesi tre-javor në Gjykatën e Liverpoolit për sulm ndaj polices PC Lydia Ward, duke i shkaktuar dëmtime trupore, si dhe ndaj polices PC Ellie Cook.
Gjykata nuk arriti të marrë vendim për akuzat ndaj tij dhe vëllait të tij për sulmin ndaj policit tjetër, PC Zachary Marsden. Amaaz u gjet gjithashtu fajtor për një sulm të mëparshëm ndaj një personi në një kafene Starbucks në aeroport.
(Balkanweb)
